Apple është ylli i këtij viti
Faqja 1 e 1 • Share •
Apple është ylli i këtij viti
Këtë vit, Apple e ka hequr rivalin e saj Microsoft nga
piedestali i kompanive të teknologjisë më të vlefshme në botë, ndërsa
drejtori aktual dhe bashkë-themeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs është
vlerësuar si një nga drejtorët më të suksesshëm në historinë e
biznesit.Revista britanike, njëkohësisht edhe revista më e
respektuar e biznesit në botë, Financial Times javën e kaluar e shpalli
drejtorin e Apple, Jobs si “Njeriu i Vitit”, duke thënë se prezantimi i
tij për tabletin iPad "bën historinë moderne të biznesit", e sidomos
pas sëmundjes që e kishte kapluar kur iu desh t’i nënshtrohet
transplantimit të mëlçisë.
Falënderimit për punën e Jobs, i është bashkuar edhe Presidenti
Barack Obama, i cili e quajti drejtorin e Apple, si “mishërim të
virtyteve për tregje të lira”.
Kompani të tjera janë duke u përpjekur për të arritur suksesin e
tabletit të Apple, atë iPad, dhe në mesin e tyre janë rivalët si:
Samsung, Research In Motion, HP dhe Dell.
Mirëpo, asnjëra prej këtyre pajisjeve nuk ka arritur të bëhet ndonjë
pikë e rëndësishme referimi në treg, prandaj Apple dhe Steve Jobs janë
yjet e këtij viti që po e lëmë pas.
_________________
[+] NickName:AstronauT
[+] Password: ***********
[+] Kontakt : [You must be registered and logged in to see this link.]
[+] Proffesional: Forum ...
[+] Banimi: Gjakovë
[+] WebSite[You must be registered and logged in to see this link.] Ose .Com

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
</noscript>





